Almeda poston një foto me të birin; Efehan është bërë një kopje e saj

Showbiz

Vogëlushi i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman rritet dita ditës edhe më shumë dhe këtë e ka treguar dhe bukuroshja shqiptare në foton e fundit në ‘Instagram’. Almeda ka publikuar një foto shumë të ëmbël me Efehan në krah, i cili duket shumë i qeshur.

Siç duket dhe nga pamjet, djali duket një kopje e Almedës. Fansat e zjarrtë të çiftit kanë lënë menjëherë komente të ndryshme, duke pohuar se Almeda duket shumë bukur së bashku me vogëlushin në këtë foto.

 

View this post on Instagram

… ♥️

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92) on