Almeda Abazi njihet tashmë nga të gjithë ne si Miss Shqipëria dhe moderatorja e spektaklit “Dancing With The Stars”.
Së fundmi, është bërë nënë e një djaloshi simpatik, Efehan! Fotot e tij në profilin e prindërve duket se janë më të pëlqyerat dhe fansat për disa like dhe për vëmendje kanë vendosur të hapin një profil të Efehan.
Kjo gjë nuk është mirëpritur nga Almeda, e cila ka vendosur menjëherë ta publikojë atë profil duke i kërkuar ndjekësve të shumtë që ta bllokojnë atë. Fill pas kësaj, bukuroshja shqiptare ka vendosur që të hap një profil dedikuar vetëm postimeve të Efehan duke i njoftuar ndjekësit se ky është profili zyrtar që ajo dhe Tolga do menaxhojnë për fotot e të birit!
