Almeda Abazi duket se po e shijon së tepërmi periudhën e shtatzënisë. Ajo shfaqet mjaft entuziaste për faktin që së shpejti do të bëhet nënë dhe nuk nguron ta tregojë këtë në postimet që publikon në faqen e saj të Instagramit. Në fillim tregonte se cilat ushqime preferonte më tepër gjatë shtatëzanisë, më pas emrin e bebes, gjininë dhe tashmë ka vendosur të ndajë një tjetër moment.
Ajo ka postuar një video ku tregon se bebja e saj ka filluar lëvizjet e para dhe godet barkun herë pas herë me këmbë. Ky është një nga momentet më të bukura që nënat përjetojnë gjatë shtatzënisë.
View this post on Instagram