Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, prej pak kohësh janë shkëputur për shkak të angazhimeve reciproke profesionale. Almeda ndodhet në Shqipëri për spektaklin “Dancing with the Stars”, ndërkohë Tolgahan është në Afrikë për një projekt.
Bukuroshja shqiptare ka postuar një video në InstaStory, ku duket me sa entuziazëm e kanë pritur fansat aktorin turk në Afrikë, e sigurisht nuk kishte si të mos ishte krenare për partnerin e saj. Këtë gjë nuk ka ngurruar as ta shprehë publikisht, pasi në video kishte mbishkrimin “Krenare për ty dashuria ime.”