Ditët që lamë pas ishin një festë për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Edhe figurat e njohura ndërkombëtarisht nuk kanë harruar të urojnë të gjithë bashkëkombasit e tyre për festat e 28-29 Nëntorit.
Një mesazh i papritur ka qenë ai që ka marrë Almeda Abazi nga një nga ndjekëset e saj.
“Almeda e dashur për ty nuk ekziston festa e 28 nëntorit? Apo tani ke filluar të festosh festat e Turqisë?”… “Ka edhe kështu”, ka shkruar Almeda me ironi pasi në fakt,
ajo ka qenë ndër të parat që e ka uruar festën.
“Gëzuar 28-29 nëntorin. Gëzuar ditën e Pavarësisë Shqipëri”, kishte shkruar Almeda në postimin e saj në Instagram.