Almeda dhe Tolgahan, një çift për t’u marrë shembull: Ja ndihma e tyre për gratë shqiptare!

Showbiz

almeda tolg
Almeda Abazi prej shumë vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka gjetur edhe njeriun e zemrës, por rrënjët e saj shqiptare nuk i ka harruar kurrë. Këtë të mërkurë bashkë me partnerin e saj, Tolgahan, Almeda ka vendosur të japë një kontribut të vyer në ndihmë të një komuniteti në Shqipëri. Çifti i njohur kanë dhuruar makina qepëse për 50 nëna me fëmijë jetimë, si pjesë e një projekti e ambasadës turke në Shqipëri.

almeda

Ky donacion i bukuroshes shqiptare dhe aktorit turk ka si qëllim që këto nëna të kenë mundësinë të fitojnë diçka me punën e tyre për të rritur fëmijët. Almeda dhe Tolgahan, nuk kanë dashur që ky donacion të bëhej publik, por ka qenë këmbëngulja e bashkëshortja e ambasadorit turk në Tiranë ajo që ka dashur t’i japë jehonë kësaj iniciative të çiftit.
Tani që është në pritje të ëmbël, ndjenja e mëmësisë tek Almeda duhet të jetë më e fortë dhe e kupton fare mirë se sa shumë vlerë ka një dhuratë e tillë për nënat që kanë nevojë për ndihmë.