Almeda dhe Tolgahan në pritje të fëmijës së tyre të parë?

Showbiz

alemdartaha
Aktori i njohur i serialit “Perla e Zezë” Tolgahan Sayisman dhe bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, së shpejti mund të bëhen prindër për herë të parë. Sipas mediave turke, çifti e ka marrë lajmin e bukur pas kontrollit rutinë që bëjnë përherë në spital.

tolgahan say 090251MM

Almeda dhe Tolga janë martuar në 13 shkurt 2017, në Las Vegas. Sipas Geçe, dy të rinjtë kanë gati 2 javë që kanë mësuar se do të bëhen prindër dhe tashmë kanë filluar të bëjnë vizitat përkatëse në një spital privat. Ata kanë vendosur të mos e bëjnë lajmin publik për momentin dhe e kanë ndarë gëzimin vetëm me familjarët e tyre.

tolgahan say 090252JE