Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan festojnë ditën e sotme 4-vjetorin e lidhjes së tyre. Me anë të një postimi në ‘Instagram’, bukuroshja e ekranit ka zgjedhur ta urojë publikisht aktorin e njohur. “Gëzuar përvjetorin e 4-ët dashuria ime. 10.12.2014-10.12.2018”,-shkruan ajo në foton e shkëputur nga spektakli ‘Dancing With The Stars Albania’.
Kujtojmë se çifti është martuar vitin që lamë pas me një ceremoni shumë të bukur, të zhvilluar në SHBA, mes njerëzve më të afërt. Ky përvjetor është edhe më i veçantë për ta pasi dy të dashuruarit janë në pritje të fëmijës së parë, që do të jetë djalë.