Almeda dhe Tolga dihet tashmë që janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë. Bukuroshja shqiptare, është shtatzënë prej 5 muajsh dhe pritet të sjellë në jetë një vogëlush. Dy të rinjtë, kishin bërë një listë të gjatë me emra për djalin e tyre, dhe si përfundim arritën ta shkurtonin listën në vetëm dy alternativa. Konkretisht, Efehan dhe Alperhan. Mirëpo, të dy këta emra i pëlqenin çiftit dhe e kishin të pamundur të vendosnin.
Kështu, ata organizuar një “votim” me familjarët e tyre. Megjithatë, edhe rezultati i këtij votimi nuk u dha zgjidhje, pasi të dy emrat morrën “vota” të barabarta. Por, si e zgjidhën do thoni ju? Epo, këtu hyn në funksion shoqëria. Ata krijuar një grup me 21 miqtë e tyre, dhe i kërkuan të votonin secili për emrin e tyre të preferuar. Sipas mediave turke, emri Efehan ka marrë 12 vota, kështu që edhe pse i pakonfirmuar ende nga Almeda dhe Tolga, me shumë gjasa ky do të jetë emri i djalit të tyre.