Almeda dhe Tolga bëhen sërish prindër; Vjen në jetë Alina!

Showbiz

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë bërë prindër për herë të dytë. Ata u bekuan me një vajzë dhe lajmin e bukur e dha i ati.

“Me ty. Përjetë dhe pa kushte u rrit nje dashuri brenda meje. Zoti ja bëftë mbare kujtdo që e uron.

Mirë se erdhe pranë nesh princeshë Alina

Na solle gëzim të gjithëve”-shkruan Tolga.

Emrin e kishte gati, dhomën gati dhe gjithë dashurinë e prindërve e të vëllait, Efehan, mungonte vetëm ajo, princesha e vogël dhe gjithë familja u kompletua.