Almeda del nga spitali: Me bebin në krahë, ja çfarë thotë bukuroshja shqiptare !

Showbiz

Almeda Abazi siç mund ta dini, sapo ka sjellë në jetë djalin e saj të parë, Efehan. Bukuroshja shqiptare dhe aktori turk, Toglahan, tashmë janë bërë prindër për herë të parë. Përsa i përket lindjes, Tolga ka thënë se është trembur jashtmase, pasi pavarësisht se lindja kaloi pa komplikacione, çifti kanë pritur plot 12 orë deri sa djali i tyre erdhi në jetë. Megjithatë, tani është momenti që familja e re të shkojnë në shtëpi dhe t’i prezantojnë Efehan strehën e tyre të dashurisë. Mediat turke, kanë filmuar çiftin teksa del nga spitali, ku shihet Almeda në gjendje mjaft të mirë shëndetësore dhe fizike, si dhe Tolgahan i cili mban djalin në krahë. Së shpejti presim që çifti të publikojë edhe foton e parë të djalit të tyre, për të na i prezantuar zyrtarisht.

Gazetarët i kanë uruar për ardhjen në jetë të djalit të tyre. Kanë qëndruar në spital pasi e kanë bërë edhe synet të birin. Kur e pyesin se kujt i ngjante djali, ajo shprehet: “M’u duk sikur linda një Tollgë të vogël. Kopja e të atit”, por sigurisht që do të ndryshojë dhe do t’u ngjajë të dyve. I falënderojnë të gjithë për urimet dhe kanë kërkuar pak privatësi në ditët në vijim.