Ajo është një ndër vajzat më të bukura shqiptare, e zhvendosur prej vitesh në Turqi ku ka krijuar jetën e saj profesionale dhe personale. Almeda së fundmi është pjesë e spektaklit “Dancing With the Stars”, në rolin e moderatores. Në një intervistë për My Living, bukuroshja ka zbuluar shumë detaje nga jeta e saj personale si dhe disa të tjerë nga jeta profesionale. Përsa i përket kësaj të fundit, Almeda është e hapur ndaj çdo projekti, përveç atyre që shkelin një vendim që ajo e ka marrë kohë më parë.
Edhe pse ka zhvilluar një karrierë si aktore, Almeda tregon se nuk do të pranonte kurrë asnjë projekt, në të cilin do të kishte skena ku i duhej të puthte dikë apo të shkonte më tej. Kjo, jo prej xhelozisë së bashkëshortit, pasi ai duke qenë aktor me profesion, e kupton shumë mirë sesi funksionon tregu. Arsyeja më e fortë për të cilën Almeda do i qëndrojë besnike këtij vendimi, është pikërisht familja. Përveç familjes që ka, ajo përqëndrohet edhe tek familja që do të krijojë me partnerin. “Nesër pasnesër, nuk dua që fëmijët e mij të më shikojnë në ato skena.Do të zgjedh gjithmonë projektet që nuk përmbajnë këto gjëra,” është shprehur ajo.