Almeda Abazi uron festën e Bajramit me foton më të ëmbël që mund të keni parë së fundmi

Showbiz

Data 5 maj do të mbetet përjetësisht e shënuar për bukuroshen Almeda Abazi dhe aktorin turk Tolgahan Sayman, pasi çifti i njohur shqiptaro-turk i dhanë mirëseardhjen djalit të tyre të parë, të cilin e pagëzuan me emrin Efehan. Ndonëse po bëhet një muaj nga ky moment magjik në jetën e të dyve, si Tolga ashtu edhe aktorja, modelja e moderatorja e njohur, kanë preferuar të mos zbulojnë imazhin e plotë të vogëlushit, ndonëse kurioziteti për ta është i madh.

Megjithatë fansat mirëpresin me kënaqësi çdo shkrepje të tij, si ajo e para disa orëve. Në prag të festës së Bajramit të Madh, aktori i njohur dhe bukuroshja shqiptare janë larguar për pak për të shijuar pushimet e para me Efehanin. Almeda ka publikuar një foto me të voglin e saj të cilin po e mban në krahë, duke uruar kështu edhe festën e Fitër Bajramit. Me siguri ky do të jetë Bajrami më i bekuar për familjen e re.