Almeda Abazi s’ka nevojë për ndërhyrje, kjo është maska e vetme që përdor që 16 vjeçe

Showbiz

Ajo është pa diskutim një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe kurorëzimi si Miss Albania në 2008-n, por edhe si Miss Globe International në po të njëjtin vit, e konfirmon më së miri këtë gjë. Edhe pse në moshë fare të re ajo u shqua mes vajzave të tjera për bukurinë e saj natyrale, që e gëzon edhe sot, por sigurisht që me kalimin e moshës edhe Almeda është bërë më e ndërgjegjshme që nevojat e lëkurës ndryshojnë dhe kujdeset për të. Megjithatë edhe pse jeton e rrethuar mes luksit, mamaja e Efehanit njëvjeçar zgjedh të përdorë produkte tejet natyrale.

Së fundmi ajo ka ndarë në Instagram-in e saj , një maskë 100% natyrale mepërbërës shumë të thjeshtë: kafe turke, mjaltë, kos, të verdhë veze dhe pak kanellë që bën magji për fytyrat e thata dhe e bën lëkurën e saj si një bebe.

“Është një maskë që unë e kam përdorur që 16 vjeçe. Ka shumë vite që e bëj dhe jam shumë e lumtur me të, të them të drejtën. Më pëlqen shumë. Nuk vë para asaj maske asnjë trajtim.”-tha ajo dje në një lidhje Skype.