Së shpejti në ekranin e Vizion Plus do të rikthehet një nga spektaklet më të bukura të kërcimit “Dancing with the stars”. Ky edicion do të vijë në prezantimin e një nga figurave më të dashura për publikun shqiptar, ish Miss Shqipëria Almeda Abazi. Kështu, bukuroshja shqiptare do të largohet për pak kohë nga Turqia për tu vendosur në Tiranë.
Herën e fundit Almedën e kemi parë në kopertinën e revistës Living në një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj dhe bashkëshortit të saj Tolgahan Sayisman. Ky nuk do të jetë spektakli i parë që Almeda prezanton ndaj jemi të sigurt se do të jetë një sukses i vërtetë. Bashkë me Almedën, ndoshta në Tiranë do të shohim edhe Tolgën një ditë!