Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, është tepër aktive në Instagram por në çdo postim heq opsionin e komenteve duke mos i lejuar ndjekësit të komentojnë në foto. Por, siç do person public edhe ajo ka dëshirë që ti dëgjojë se çfarë ata mendojnë për të dhe çfarë duan të dinë. Dje, ajo hapi një “Tell something” opsion i shtuar së fundmi në Instagram dhe aty iu përgjigj pyetjeve që shumë ndjekës i kishin shkruajtur. Një nga gjërat që aludohet shpesh për të është që ka kryer shumë operacione plastike, ndaj është edhe e bukur.
Ajo asnjëherë nuk ka dhënë një kundërpërgjigje për këtë gjë, por dje vendosi të tregohej e hapur dhe e sinqertë. Almeda pranoi se e vetmja ndërhyrje kirurgjikale që ajo ka kryer është në hundë. Bukuroshja ndër të tjerash ka thënë: “Nuk kam pasur ndonjë problem të madh. Madje, shumëkush më ka thënë që mos të intervenoj, megjithatë, në ekranet televizive dhe fotografitë dukej më e madhe. Kjo ka qenë arsyeja pse kam ndërhyrë në hundë”.