Dje në mbrëmje, moderatorja e “Dancing with the stars”, u shfaq mjaft ndryshe. Almeda i mahniti të gjithë me ngjashmërinë e madhe me aktoren e famshme, Audrey Hepburn.
Me një stil të ri flokësh dhe një grim pak më të rënduar sesa jemi mësuar ta shikojmë herë tjetër, Almeda është kthyer pas në kohë, në shekullin e 20-të ku flokët me baluke dhe topuz ishin shumë në modë. E duke parë paraqitjen e saj në Dance, mund të themi se bukuroshja shqiptare e ka personifikuar mjaft mirë ikonën kinematografike Audrey.