Me anë të disa postimeve në ‘Instastory’, bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka zbuluar se si duket oborri i shtëpisë së saj mes gjelbërimit dhe rrezeve të diellit. Në njërën prej videove të publikuara, Abazi ka treguar se në një nga pemët e shtëpisë është gdhendur emri i më të voglit të saj dhe Tolgahan, Efehan.
Nga pamjet dallohet se aty nuk mungojnë dhe lodrat e ndryshme për djalin, i cili vetëm pak ditë më parë festoi 1-vjetorin e tij në një festë private të krijuar në ambientet e shtëpisë.