Almeda Abazi «Më vjen shumë keq që më detyruat të jap një deklaratë të tillë…»

Showbiz

almedadeklarata

Bukuroshja shqiptare është diskutuar në mediet turke mbi ndërhyrjet e saj kirurgjikale. Duket se lajme të tilla e kanë tepruar duke trilluar mbi imazhin e Almedës, ndaj ajo ka vendosur për herë të parë t’i kundërpërgjigjet. Nëpërmjet një postimi në instagram, ajo shkruan:

“Nuk jam kundër operacioneve estetike, por më duket shumë e çuditshme që komentoni dhe shkruani në një mënyrë kaq të sigurt për gjëra që nuk i kam bërë!

Nuk ka mbetur temë tjetër për t’u komentuar në këtë shtet? Unë e kam bërë vetë publik faktin që kam bërë estetikë të hundës. Çfarë doni më shumë? Kur të bëj ndonjë gjë tjetër, do t’ju lajmëroj. Mos u bëni merak. S’jam ende në moshë për të bërë ndërhyrje të tjera. Duhet të prisni edhe ca…

Ah, meqë ra fjala, njeriu mund të bjerë edhe nga pesha, linjat e fytyrës mund të ndryshojnë me moshën. Unë kam qenë fëmijë në fotografitë e para 12-13 viteve që keni marrë për krahasim. Ç’bëni kështu, për hir të Zotit! Sikur të merreshit të gjithë me gjëra më të rëndësishme, kjo botë do të bëhej më e bukur.

Deri më sot nuk kam dashur të shkruaj asgjë në lidhje me këtë temë, as të humbas kohën time, por shikoj që ju vazhdoni të shkruani edhe gjëra të tjera. Kështu si e keni nisur, shumë shpejt do të shkruani gjithashtu që kam bërë transplant të fytyrës.

Më vjen shumë keq që më detyruat të jap një deklaratë të tillë. Më vjen keq që e keni ulur veten kaq shumë.”

Shpresojmë që pas kësaj deklarate të shkruhet me shumë për sukseset e Miss Shqipërisë, se sa të trillohet mbi paraqitjen e saj. Aktualisht, Almedën e shohim çdo të premte në moderimin e “Dancing with the stars”. Publiku shqiptar e ka mirëpritur me shumë entuziazëm rikthimin e saj në ekranet shqiptare dhe duket se Almeda po shkëlqen ashtu siç di vetëm ajo ta bejë!

A post shared by Almeda Sayışman (@almeda92) on