Almeda Abazi e cila pritet të bëhet nënë për herë të dytë iu përgjigj disa pyetjeve të fansave të saj. Ish miss-i shqiptar e cila është martuar me aktorin Tolgahan Sayman prej 4 vitesh po u përgjigjej pyetjeve në Instagramin e saj. Gjatë përgjigjeve, Almeda dha një përgjigje shumë kontaversale lidhur me mediat sociale.
Abazi tha që nuk i pëlqenin rrjetet sociale por që i përdorte shumë ato. Nëse do të mbylleshin, të gjithë do të shpëtonim.
Nga kjo fjali kanë nisur debatet lidhur me të. Nëse nuk i pëlqejnë përse poston? Por disa nga fansat e saj e mbështetën duke thënë që modelja kishte të drejtë në atë që ka shprehur!