Ish-missi shqiptar që së fundmi e kemi parë si moderatore në “Dancing with the stars” dhe si këngëtare të hitit “Alabama”, duket se është bërë pak nostalgjike. Vitet kalojnë dhe ajo tani është bërë nënë e një djali e kjo gjë mund ta ketë rikthyer Almedën pas në kohë në fotografitë e saj të fëmijërisë.
Në Instastory,Almeda ka ndarë me të gjithë ndjekësit një foto ku mamaja e saj e mban në krahë dhe ajo duket tepër e lumtur. Të gjithëve na ndodh të hapim arkivat dhe të përjetojmë emocione për një moment të fotografuar në të kaluarën tonë e mesa duket kështu ka ndodhur edhe me Almedën…