Almeda Abazi i ka idetë e qartë: Pas lindjes së djalit, do të…

Showbiz

Bukuroshja shqiptare është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, aktori Tolgahan, do të bëhen prindër për herë të parë. Megjithatë, Almeda duket se nuk do të marrë atë pauzën që çdokush merr pas shtatzënisë. Ajo ka deklaruar se shumë shpejt pas lindjes së djalit do t’i rikthehet punës. Si duket Alemda tashmë i ka marrë propozimet për projektet e ardhshme dhe ndoshta së shpejti do të na zbulojë diçka konkrete për karrierën e saj.