Almeda Abazi heq dorë njëherë e përgjithmonë nga aktrimi

Showbiz

Viti 2019 mund të themi se ishte një nga më të bukurit për Almedën dhe bashkëshortin e saj Tolgahan, pasi erdhi në jetë fëmija e tyre i parë, një djalë me emrin Efehan. Së fundmi aktorja me origjinë Shqiptare ka qënë në qendër të vëmendjes prej djalit të saj, marrëdhënieve me familjen dhe dashurinë dhe përkushtimin që ajo për këtë të fundit.

Pikërisht kjo është dhe arsyeja pse ajo ka deklaruar së fundmi që do të heqë dorë nga aktrimi i cili është dhe profesioni i saj.

“Pas lindjes së djalit jam në një botë tjetër. Dua të vazhdoj televizionin por aktrimin nuk mund ta bëj. Mezi shoh Tolgën prej orëve të gjata në punë. Nëse i futem dhe unë kësaj pune, nuk do arrijmë dot ta shohim njëri-tjetrin.”