Aktori i njohur Tolgahan Sayışman, i njohur për rolet e tij në shumë filma dhe seriale, ndër to atë të Kenanit në serialin “Perla e Zezë” ku ndau rolin kryesor me aktoren Hande Erçel, i shtohet radhës së aktorëve që ditët e fundit kanë çelur sezonin e pushimeve. Së bashku me familjen e tij, aktoren shqiptare Almeda Abazi dhe djalin e tyre Efehan, ata po shijojnë pushimet e tyre në Bodrum.
Çifti duket i lumtur teksa janë fotografuar në jahtin e tyre në Paradise Bay. Sayışman dhe Abazi, të cilët zbuluan bukuritë unike të Bodrumit edhe në shoqërinë e familjarëve të tyre, kaluan kohë me fëmijët gjatë gjithë ditës dhe ankoruan në gjirin Cennet. Tolgahan Sayışman vizitoi gjirin dhe është fotografuar duke bërë ski jet me të birin.
Momentet e këndshme babë e bir tërhoqën vëmendjen e pushuesve që ndodheshin përreth. Si gjithmonë çifti i aktorëve të njohur tërhoqën vëmendjen jo vetëm me pamjen e tyre por edhe dedikimin ndaj jetës familjare dhe përkushtimin ndaj fëmijëve të tyre duke fituar sërish admirimin e fansave të shumtë.