Pushimet do t’ju shijojnë më shumë nëse nuk harroni të merrni me vete numrin e ri të Revistës Living. Në kopertinë është çifti më i dashur për momentin, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman. Ai vjen në një rrëfim krejtësisht të veçantë mbi Shqipërinë, atdheun e dytë siç e quan vet Tolga.
Tashmë, yllin e serialeve turke do të mund ta shihni në ekranin e Tring me “Perla e zezë”, si dhe në Revistën Living për të shuar çdo kuriozitet rreth tij. E kuruar në çdo detaj, numri i ri i Revistës Living do të jetë shoqëruesi juaj më i dashur në këtë verë të nxehtë.
Gjithashtu, ndër të tjera do të mund të lexoni:
Turban mania, trendi i verës
Migers Bineri, një shqiptar në Bollivud
Aurela, from Canada with fashion
Në familjen e Florenca Bellovës dhe Artan Imamit
Living Ambasador, zonja e ambasadorit turk në Tiranë
Piknik si qëmoti
Fior di Bosco, shtëpia ku dua të jetoj
Rozmarina, një blog gatimi ndryshe
Një vilë balineze në Tiranë
Leta Kapela, modeli i gruas që frymëzon të bukurën pa kohë
Street style
Rusja që fotografoi Tiranën
25 receta vere nga Linda Fishta
Sugjerimet e Living për librat e verës
Bashkë me revistën Living një kupon Dhuratë nga Intermedica dhe Tring!