Çifti i famshëm Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayişman, janë parë së fundmi në publik pas një kohe të gjatë, pasi kishin darkuar në një restorant. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve Sajishman ka uruar besimtarët myslyman për një muaj të mbarë të Ramazanit. Në veçanti aktori, të cilin teleshikuesit e Tring e kujtojnë me rolin e protagonistit në serialin “Perla e Zezë”, uroi personat dhe familjet e prekura nga tërmeti, për mos-humbjen e durimit dhe shpresës!
”Javën e ardhshme do të vizitojmë qytetet e tendave. Është koha për të marrë më shumë përgjegjësi, pasi ritmi i ndihmave është ulur”, është shprehur Sajishman gjatë deklaratës. Nga ana tjetër bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, një aktore e vlerësuar jo vetëm për bukurinë e saj por edhe për talentin, tha se gjatë kohës që tërmetet tronditën Turqinë, ajo ishte duke hulumtuar vazhdimisht se cilat rajone në Stamboll ishin më të rrezikuarat.
“Normalisht, gjatë ditës, nuk e marr në telefon Tolgën, por pas tërmeteve e pyes vazhdimisht ku ndodhet”, tha Abazi duke shtuar se pasojat e tërmeteve ndiheshin ende, jo vetëm në familjet e prekura por të gjithë bashkëkombasit.