Almeda Abazi detyrohet të kërkojë falje publike, pas «gafës» në rrjete sociale!

Showbiz

almeda almed1214
Tashmë, që zyrtarisht është në pritjen e ëmbël të një djali, bukuroshja shqiptare po ndan gjithnjë e më shumë me ndjekësit virtual momente nga përditshmëria, ku fokusi parësor, sigurisht që është tek fëmija që pritet të vijë në jetë së shpejti.Nga dhuratat e para, tek stili i veshjes, ish-Missi shqiptar Almeda Abazi është treguar shumë e hapur në drejtim të këtij kapitulli të ri të jetës, kur siç është bërë e udhës, nuk mungojnë momentet kur publikohen foto nga ushqime të ndryshme. Sepse, normal si një nënë e re në pritje, nepsi për ushqime i është shtuar pa fund.

 640 0 5be9658cdc308

Në këtë vazhdë, ajo ka postuar një foto me ushqime ditën e djeshme në instastory duke i cilësuar si ushqime nga Kosova, madje bukuroshja ka përmendur faktin se pikërisht këto ushqime janë një arsye më tepër përse ajo e do Kosovën.Por ka mjaftuar kaq dhe Almeda është “bombarduar” me komente që e shënjestronin për faktin se ajo po konsumonte ushqime serbe.Nën këtë trysni, bukuroshja shqiptare ka vendosur që ta fshijë këtë foto, ndërsa ka kërkuar edhe një falje publike. Sipas indeksonline, ajo ka shkruar: “Nuk e dija që janë serbe, më falni! Qetësohuni”, ka shkruar Almeda në postimin e saj të fundit.