Përpara 3 muajsh, Almeda Abazi ka dëgjuar për herë të parrë rrahjet e zemrës së bebit. Megjithatë, vetëm tani bukuroshja është bindur që këtë moment kaq emocionues, ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj.
Ashtu siç ndodh me çdo nënë, edhe Almeda duket tepër e emocionuar në fotot e postuara dhe me të drejtë. Ajo dhe partneri i saj, aktori i njohur Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër për herë të parë. Vogëlushi të cilin mezi po e presin të gjithë, do të jetë dhurata më e bukur për çiftit në fillim të vitit 2019!