Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, janë bërë mëngjesin e sotëm pindër për herë të parë.Lajmi u bë i ditur nga mediat turke, të cilat e kanë marrë informacionin nga Dr. Caglar Cuhadaroglu, doktori i një spitali privat në Stamboll, ku djali i çifit të njohur erdhi në jetë, në orën 5:12 të mëngjesit. Pesha e tij është 3 kilogramë e 285 gramë, është i gjatë 50 centimetra dhe lindja ka shkuar pa asnjë problem.
Ashtu siç Almeda e kishte zbuluar dhe më parë, emri që ajo dhe Tolga kanë zgjedhur për djalin e tyre është: Efehan. Kujtojmë që shtatëzania e ish-Miss Shqipëria 2008, ka qenë një nga “pritjet e ëmbla” më të komentuara të showbiz-it shqiptar, kjo edhe për shkak se vetë Abazi nuk ka nguruar që të zbulojë shumë detaje nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.Kështu, Efhan bëhet fryti i dashurisë disa vjeçare të Almedës dhe Tolgahan, lidhje e cila u kurorëzua në martesë në vitin 2017. Ne i urojmë të voglit një jetë të gjatë e të lumtur, pranë prindërve të tij!