” All I want for Christmas ” vjen ndryshe këtë vit

Showbiz

Videoja klasike e Krishtlindjes, ‘All I Want for Christmas is You’ e kënduar nga Mariah Carey, vjen në një format të ri këtë vit, duke ruajtur çdo nostalgji të klipit të mëparshem.

Këngëtarja ka prezantuar premierën e saj në YouTube, të shoqëruar me një numër të mah pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat.

Video duket si një spot gjigand Krishtlindjesh: një vajzë e vogël hyn në një dyqan, hap një derë dhe … surprizë: këtu është Marah Carey me një kostum të ‘Santa Claus’.

1 jave më parë, ylli i popit kishte pushtuar për herë të parë numrin 1 të tabelës amerikane me ‘All I Want For Christmas Is You’.

Pavarësisht se kjo këngë është hit i cdo Krishtlindjeje, kurrë nuk kishte qenë në vendin e parë në SHBA.

Sipas ‘The Economist’ që nga viti 1994 deri tani, Mariah Carey ka fituar plot 520 mln dollarë vetëm nga kjo këngë. Një këngë e cila është karakteristikë e kësaj periudhe, një këngë të cilën e dëgjojmë në cdo vend dhe nuk na mërzitet kurrë.