Alina Boz, një prej aktoreve më të dashura të ndjekësve të serialeve, e cila për publikun e Tring mbetet e paharrueshme me personazhin e Azras, si protagonistja e serialit “Mos ma lësho dorën”, së fundmi tërhoqi vëmendjen me pamjen e saj elegante por edhe deklaratën e saj të sinqertë. Aktorja kohët e fundit u shfaq për shikuesit edhe në një platformë digjiitale në një nga projektet ku interpretimi i saj u vlerësua masivisht dhe gjatë intervistës ka folur për këtë sukses të ri.
Ajo tregoi se projekti i kombinuar mes zhanreve komedi- dramë- romancë, e kishte përfshirë plotësisht për shkak të moshës që i përshtatej mjaft mirë përjetimeve të personazhit të saj. Pyetjes nëse pas suksesit të madh të këtij projekti, ajo përgatitej për hapin e radhës, Boz iu përgjigj se nuk po shqyrtonte asnjë projekt konkret, por dëshira e saj ishte të bëhej pjesë e një produksioni ku skenari dhe ekipi t’i përshtateshin karakterit të saj artistik, “Në fund të fundit këto janë kriteret e mia kryesore”, ishin fjalët e saj lidhur me synimet e afërta. Duke përmendur pushimet, ajo u shpreh se bregdeti mbetet gjithmonë zgjedhja e saj e parë, pasi bashkë me relaksin radhitet edhe pasioni që ajo ushqen për sportet e ujit.
Pyetjes nëse ajo dhe i dashuri i saj Mit’hatxhan Özer mendojnë apo diskutojnë për martesën, aktorja iu përgjigj duke thënë se lidhja e saj e dashurisë po shkon mirë, por është ende herët që ata të dy të mendojmë apo flasim për martesë. Deklarata e saj nxorri në pah rëndësinë e dashurisë, por theksoi prioritetin: Për Alinën, karriera vjen e para!