Aktorja e njohur turke Alina Boz, e cila do të shfaqet së shpejti në serialin më të ri në Tring “Mos ma lësho dorën”, së shpejti mund të kurorëzojë dashurinë e saj me Mithat Can. Dy të rinjtë bashkëjetojnë prej disa muajsh dhe deri tani duket se gjërat mes tyre shkojnë më së miri. Këtë periudhë, nëpër media është përfolur se familjet e dy të rinjve do të takohen së shpejti dhe ndoshta brenda pak muajsh mund të ketë një martesë.
Mirëpo, e pyetur nga gazetarët, Alina i ka mohuar këto lajme. “Ne jemi shumë mirë bashkë. Familjet tona mund të takohen për kënaqësi, për çfarëdolloj arsyeje, por kjo nuk do të thotë që po organizojmë një ‘takim zyrtar’ për të planifikuar dasmën. Nuk kemi folur për martesë ende. Nëse do mendojmë ta hedhim këtë hap, do e ndajmë lajmin me kënaqësi me të gjithë.”