Aktorja e njohur 23- vjeçare Alina Boz, e cila ka një karrierë të sukseshme të nisur herët, e në të cilën radhiten interpretime të suksshme, të personazheve të gdhendura edhe në memorien e publikut shqiptar, ka folur së fundmi për projektimin e pushimeve të kësaj vere. “Pushimet kanë ardhur edhe për mua, dua të shkoj në det. Të bëj sërf dhe t’ia mbath nga rutina”, u shpreh Boz duke treguar se nuk i planifikon ato, por beson te spontaniteti dhe e ndjek atë si udhërrëfyes të pushimeve të mrekullueshme.Aktorja tregoi se i pëlqen të kaloj kohë me njerëzit që i ka përzemër dhe nuk pret ditët e veçanta dhe datat e shënuara për ta bërë këtë.
Nga ana tjetër, i dashuri i Alinës, këngëtrari Mithat Can Ozer ka mohuar pretendimet e bëra jo për të parën herë, për një ftohje mes tyre. Ai u shpreh se ndihet i çuditur nga fantazia e njerëzve dhe trillimi i historive që bëhen vazhdimisht për personat e famshëm apo personazhet publik. Duke u shprehur se është rritur në prapaskenë, ai shpjegoi se e ka shumë të qartë çmimin që duhet të paguaj duke qenë shpesh herë larg njeriut të zemrës apo familjes, për shkak të impenjimeve profesionale nga të dyja palët, por kjo nuk i largon dhe as nuk i ndan dy persona nëse ata duhen, “Përkundrazi, tha këngëtari në deklaratën e tij, mirëkuptimi na ka bërë më mbështetës dhe mirkuptues ndaj njëri –tjetrit”.