Alina Boz, aktorja e dhjetra roleve të interpretuara në seriale që njohën sukses, në një intervistë të fundit, ka folur për projektin e saj të ri. Ajo tregoi se këtë herë bëhej fjalë për një film, subjekti i të cilit i motivon njerzit dhe i mban ata nën efektin e emocioneve të vazhdueshme.
“Më pëlqejnë të tillë filma, prandaj pranova menjëherë ofertën“,u shpreh ajo. Pas përshkrimit të personazhit me të cilin do të rikthehet në ekran, në rolin e një vajze të re që i përshtatet ëndrrave të të dashurit të saj, Boz u pyet nëse ishte po kaq empatike edhe në jetën reale?
Bukuroshja me origjinë ruso-turke e cila prej një kohe të gjatë, jeton një lidhje të lumtur dashurie me këngëtarin Mit’hat Xhan Ozer tha: “Sigurisht që dua të qëndroj pas ëndrrave të tij dhe ta ndihmoj atë në realizimin e tyre! A nuk do bënte çdo zemër e dashuruar vërtetë të njëjtën gjë?”