Alina Boz i jep fund dyshimeve: Do martohet apo jo?

Showbiz

Alina Boz, aktorja e serialit “Mos ma lësho dorën”, është parë së fundmi me një unazë në gishtin e fejesës. Duke ditur se Alina ka një marrëdhënie të konsoliduar me partnerin e saj, të gjithë menduan se aktorja kishte marrë propozimin për martesë.

Madje, sipas mediave turke, dasma do të bëhej pikërisht këtë vit, gjatë muajve të verës. Mirëpo, Alina ka përgënjeshtruar të gjitha këto aludime. Ajo ka thënë se lajmet rreth martesës nuk janë aspak të vërteta dhe gjithashtu unaza që ajo po mban, është thjesht një unazë pa ndonjë domethënie të veçantë.