Alina Boz flet për herë të parë për partnerin e saj!

Showbiz

alina boz
Aktorja e serialit “Mos ma lësho dorën”, Alina Boz, ka folur më në fund publikisht për lidhjen e saj më të re. Alina është në një marrëdhënie Mithat Can Ozer prej një periudhe të konsiderueshme tashmë. Edhe pse çifti janë pikasur shpesh herë së bashku në aktivitete të ndryshme, ata nuk kanë folur asnjëherë konkretisht për lidhjen e tyre.

alina boz mi 094529QQ

Këtë herë, Alina i ka dhënë disa përgjigje pyetjeve të shumta të paparacëve. “Çdo gjë po shkon shumë mirë. Ndihemi shumë mirë me njëri-tjetrin, por nuk kemi dëshirë që të bëjmë publik çdo detaj të lidhjes sonë. Jeta private duhet të mbetet private për çdokënd. Momentalisht nuk kemi planifikuar të martohemi, do i lejmë gjërat të rrjedhin vetë me kalimin e kohës,” ka thënë Alina.