Alina Boz: “Bota nuk ka kuptim pa gratë”

Showbiz

Një deklaratë e bukur, por edhe e fuqishme është bërë nga Alina Boz, aktorja e cila numëron shumë role të interpretuara gjatë karrierës së deritanishme, ndër to, ai i Azrës në  serialin ‘Mos ma lësho dorën’. Ajo është shprehur tepër feministe për revistën ‘L’ofisiel” duke thënë, ‘Asgjë nuk ndodh pa një grua!’Ato janë mësuese. Gratë sjellin jetë në jetë! Është e pamundur që një botë të ekzistojë pa gratë.’

Duke vazhduar ti mëshojë fuqisë femërore në çdo fjalë, ajo zbuloi se kur ishte ende fëmijë, ëndërronte të bëhej veterinere apo pilote e mbi të gjitha, të aktronte. Sipas aktores, ndarja gjinore në profesion është e krijuar dhe jo reale.  Aktorja ruso-turke zbuloi se kur miqtë e saj argëtoheshin, ajo kishte zgjedhur të punonte. Ndërsa dashurisë ajo iu referua me fjalët se ‘Aksush nuk mund ta mësojë një person të dojë natyrën, kafshët dhe gratë pasi dashuria gjendet mes tyre’. Aktorja 23- vjeçare, theksoi se mendimet e saj vijnë si pasojë e disiplinës së rreptë që ka marrë nga kultura ruse.