Alina Boz së shpejti drejt altarit?

Showbiz

boz
Aktorja e njohur nga seriali “Mos ma lësho dorën”, Alina Boz, duket se do të jetë nusja e parë VIP për këtë vit. Ajo dhe partneri i saj mësohet se janë duke planifikuar të zyrtarizojnë marrëdhënien e tyre dhe ndoshta shumë shpejt mund të kemi një ceremoni martesore. Propozimi në fakt është bërë kohë më parë nga ana e partnerit të saj dhe prej kohësh Alina është fotografuar duke mbajtur unazën e fejesës, pavarësisht se çifti nuk kanë dashur të flasin për jetën e tyre personale.

alina boz mi 173831IV

Mes saj dhe Mithat Can Ozer, ka një diferencë prej 17 vitesh, por kjo nuk e ka penguar aspak çiftin të krijojnë një histori të bukur dashurie. Edhe pse janë prej vetëm një viti në një marrëdhënie bashkë, Alina dhe Mithat tashmë janë bërë pjesë e familjeve të njëri-tjetrit kështu që nuk do të habiteshim nëse së shpejti e shohim Alinën me fustanin e bardhë.