Këngëtarja shqiptare ka zbuluar në një intervistë disa detaje rreth albumit të saj të dytë. Ajo ka thënë se shumë shpejt ai do të hidhet në treg. “Ky album ka këngë ritmike, të gjithë do të munden të kërcejnë me to. Por shumica e këngëve janë për ndarjet, trishtimin dhe për gjëndje të rënduara emocionale. Duket shumë e çuditshme, por mua më frymëzojnë vetëm ngjarjet e dhimbshme, jo ato të lumturat,” ka thënë ajo.