Alberta Sejdiu dhe fryma e re që solli koleksioni “ Nouveau”

Showbiz

Alberta Sejdiu është fituesja e parë e talent show-t “Albanian Designers Competition” . Ajo mori vlerësimin maksimal nga pikët e jurisë profesioniste të përbërë nga Jonida Maliqi. Ardi Asllani, Bora Zemani dhe Joni Peci.

Gjithashtu ajo u vlerësua dhe nga një juri special prej 15 vetash: Rezarta Skifteri, Drenusha Xharra, Enkelejda Shatri, Orinda Huta, Armand Peza, Klodi Mengri, Marcela Lati, Iva Tiço, Arjon Muca, Xhani Shqerra, Estela Ujka, Aulona Musta, Sara Karaj, Sara Berisha.

23 vjeçarja nga Ferizaj i Kosovës  u dallua në këtë talent show për besimin në punën e saj që në ditët e parë kur shprehej me bindje që talenti do ta çonte deri në finale.

Në stilin e sajdallohet qartë tendenca për të krijuar veshje klasike, por madhështore. Në koleksionin e finales “Nouveau” ka dashur të tregoje një grua të fortë të guximshme dhe dominuese dhe kjo paraqitej në përzgjedhjen e ngjyrave dhe detajeve që ishin pjesa më e dukshme në pasarelë.

Gjithashtu për tu vlerësuar në këto 10 veshje ishte me patjetër dhe puna e dorës e cila ishte dhe vështirësia më e madhe.