Albërie Hadërgjonaj ka qenë gjithmonë e hapur për ndryshimet që ka bërë në paraqitjen e saj të jashtme dhe shpesh dëshiron që t’i provokojë ndjekësit e rrjeteve sociale. Por nëse kjo e fundit më shpesh ka ndodhur nga ekspozimi i formave të trupit, kësaj radhe foto e fundit e këngëtares ka tërhequr vëmendjen për diçka tjetër.
Albëria duket jashtëzakonisht e re dhe me siguri të gjithë ata që nuk do ta njihnin, nuk do ta dinin që ajo është 42-vjeçe.“Si vajzë e re, më e bukur se femrat e famshme”; “Gocat e reja të vijnë anash ty”, ishin dy nga komentet e shkruara nga ndjekësit e saj.
Këngëtarja ka treguar se është gjithmonë shumë e kujdesshme për trajtimin e fytyrës.