Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj gjithmonë është komentuar për pamjen e saj. Ndonjëherë akuzohet dhe shahet për operacionet plastike porn ë anën tjetër është një frymëzim për shumë gra, të cilat kanë kaluar të 40-tat.Nëpërmjet një Insta Story Albëria ka treguar se për të qëndruar në formë dhe për të eleminuar rrudhat ajo bën një herë në 3 muaj lazer dhe herë pas here botoks për të paralizuar muskujt.
Por tashmë ka vendosur të bëj edhe një tërheqje të syve pasi kërkon që fytyra e saj të duket perfekte. Pasi ka treguar rutinën e saj për një fytyrë të freskët, Albëria ka një këshillë për të gjitha gratë dhe vajzat:“Ua them me zemër, shikojeni veten. Kujdesuni për veten në radhë të parë, për burrat dhe pse jo për dashnorin, ndjehuni seksi”.