Aktori i humorit tek “Apartamenti 2XL” i cili iu bën gjithmonë për të qeshur, në jetën e tij tregon se nuk ka qenë përherë me buzëqeshjen e stampuar në fytyrë. Ai ka folur hapur rreth një periudhe të vështirë që ka kaluar, një etapë për të cilën për shumë kohë nuk ka dashur të flasë.
Ai ka rrëfyer se ka patur probleme me ankthin si dhe ka qenë i varur nga alkooli. “Për rreth 3 vjet e gjysmë jam kuaruar dhe vazhdoj të kurohem se më zë ankthi. Unë që t’i bija shkurt, zgjodha pijen dhe jetën e shfrenuar. Pija dy shishe alkool në ditë dhe kjo zgjati për gati 2 vjet. Tani më duket se më ka zënë mallkimi i 300-400 njerëzve që kam lënduar. Për shkak të këtyre problemeve u ndava edhe nga e fejuara.”
Megjithatë, që prej gati një viti ai nuk ka konsumuar më alkool dhe falenderon për këtë gjë mjekët të cilët e kanë ndihmuar të dalë nga kjo gjëndje. Një shkak për këtë, ka qenë edhe suksesi i papritur dhe i menjëhershëm që pati si aktor.