Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është komentuar shpesh në media për marrëdhënien e saj të dashurisë me portierin Alban Hoxha.
Prej 3 vitesh, ata kanë qenë kryefjala e mediave për romancën e tyre dhe së fundmi u përfolën edhe për një ndarje të mundshme. Mirëpo, rrjetet sociale të Albanit dhe Çiljetës na vërtetojnë të kundërtën.
Ata jo vetëm që janë bashkë, por Albani nuk ngurron edhe t’i bëjë komente këngëtares në profilin e saj në Instagram. Në videon e fundit të Çiljetës, vëmendjen e ka tërhequr komenti i portierit, i cili i ka bërë një zemër dhe një buzëqeshje.
Çilieta nuk ka nguruar t’ja kthejë komentin me përqafime e puthje, duke e treguar hapur tashmë se gjërat mes tyre po shkojnë shumë mirë.
View this post on Instagram