Albani feston ditëlindjen: Surprizohet nga Miriam dhe Ameli…

Showbiz

skenderaj
Urimet që marrim për ditëlindje janë gjithmonë speciale dhe të bukura por kur ato vijnë nga personat më të afërt të familjes kjo ditë vërtetë kthehet në festë.
Duket se dita e sotme është e destinuar të jetë e tillë për këngëtarin Alban Skënderaj sepse ka marrë urimin më të bukur dhe më të ndjerë nga bashkëshortja dhe vajza e tij.

albani miriam
“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vetë. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do kishte kuptim pa ty.”- ka shkruar Miriami në “Instagram”.

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on