Albani dhe Miriami japin lajmin e shumëpritur: Së shpejti…

Showbiz

miriam
Pas një vere relaksuese dhe pushimeve me familjen, Miriami dhe Albani kanë nisur punën për projektet e reja muzikore. Pak minuta më parë Miriami ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shfaqet në krah të bashkëshortit të saj dhe ju uron ‘mirëmëngjesin’ ndjekësve të saj.

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Por përpos fotos së bukur ajo jep edhe një lajm të rëndësishëm për fansat e dyshes. “Gjëra të bukura po vijnë”- shkruan Miriami, duke lënë të kuptohet se pas pushimit të shkurtër, ajo do të rikthehet në një projekt me Albanin. Çifti ka bashkëpunuar në disa projekte muzikore së bashku ku mund të përmendim “Let me die with you”, e cila është një nga këngët më të bukura të dashurisë.