Albani dhe Ameli i organizojnë pritjen e ëmbël Miriamit dhe Duamit

Showbiz

‘Hapësira e një ëndrre” mendohej të ishte një koncert ‘i thjeshtë’ dhënë në Prishtinë nga artisti Alban Skënderaj, por ja që mëngjesin e 20 qershorit ishte kryefjala e të gjitha portaleve. Arsyeja: Para një publiku me më shumë se 3000 persona të pranishëm Alban Skënderaj dhe Miriam Cani dhanë lajmin e gëzueshëm se do të bëheshin prindër për herë të dytë!

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi me datë 14 janar. Miriami solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin e veçantë Duam. Ditën e diel, Duam dhe mami Miriami janë kthyer në shtëpi, ku sigurisht i mirëpriste një atmosferë shumë të ngrohtë. Miriami ka treguar se ata e kanë pritur ardhjen e tyre me një tortë të dekoruar me një bebe që fle dhe një qenush “Mirë se erdhe Duam”, shkruhet në të.

Miriami dhe Albani treguan se emri i vogëlushit është shumë i veçantë jo vetëm sepse është titulli i këngës së tyre, por edhe inicialet e emrave të tyre si prindër janë në mes të bashkimit të dy emrave të vogëlushëve DU-AM-ELI, si një shtyllë ku ata mund të mbështeten gjithmonë.