Alban Skënderaj sqaron më në fund pse vendosi të martohej në fshehtësi: ”E kam pak të vështirë, sepse unë…”

Showbiz

Temperaturat e nxehta të këtij fund qershori kanë bërë që shumë prej artistëve të njohur të shoëbiz-it shqiptar të arratisen drejt destinacioneve bregdetare, si brenda dhe jashtë vendit, për t’ju gëzuar pushimeve, diellit dhe detit. Ndërsa Alban Skënderaj ka zgjedhur që këtë periudhë t’ia kushtojë dashurive të tij të mëdha: muzikës, Miriamit dhe fëmijëve të tyre. Besoj se e keni lexuar që çifti i njohur i artistëve do të bekohen së shpejti me një bebe, lajm i cili u zbulua gjatë koncertit të tij të fundit në Prishtinë.


Sigurisht që lajmi gëzoi të gjithë ndjekësit e tyre, të cilët i ndjekin gjithmonë në eventet muzikore, por edhe Instagram. Vetëm pak javë më parë na habitën me postimin e disa fotove nga Maldvie, ku deklaruan se ishin martuar. Dasma e tyre pritej prej kohësh duke qenë se janë bashkë prej 12 vitesh, megjithatë askush nuk e kishte menduar se do të ishte aq e fshehtë.
“Ishte eksperiencë e paparë, pak e lodhshme, por shumë e bukur! Ishte një ndjenjë fantastike! Ne nuk kemi qenë ndonjëherë shumë për këto dasmat me pompozitet, madhështore, apo me shumë njerëz. E kemi pak të vështirë, se jemi natyra të tilla. Për ne ishte fantastike të kishim njerëzit tanë afër, vajzën tonë në atë vend magjik, ishte pikturuar vetë gjithçka, s’kishte nevojë për dekor. Fakti që ne ishim fejuar aty në të njëjtin vend për ne ishte diçka shumë speciale, ndoshta simbolike, por gjithsesi një kujtim i bukur”,-është shprehur Albani.