Deklarata e fundit që ka dhënë Alban Skënderaj në instagramin e tij zyrtar, ka shqetësuar të gjithë fansat. Njoftimi ka qënë rreth një koncerti të fundit në Tiranë dhe nuk i dihet se kur do të rikthehet sërish!! “Koncerti im i fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”, shkroi këngëtari duke mos treguar asgjë më tepër.
Ndoshta Albani ka menduar të pushojë për një kohë të gjatë duke qëndruar pranë familjes. Nuk dihet ende me siguri arsyeja përse ai do të ndalojë performancat në kryeqytet, megjithatë shpresojmë të na sqarojë sa më parë!