Alban Skënderaj rrëfen dhimbjen e madhe që e inspiroi për këngën e re!

Showbiz

skenderaj
Alban Skënderaj ka zgjedhur të publikojë sot një tjetër këngë. Edhe këtë herë, bëhet fjalë për një nga ato realizime artistike që vetëm ai mund t’i sjellë, kaq të fuqishme dhe emocionale. Por këtë herë pas saj fshihet një histori personale,shumë prekëse. Krahas lançimit të projektit, Albani tregon se kjo këngë ka 10 vite që rri e fshehur dhe është e lidhur ngushtë me bashkëshorten e tij, Miriam.

“Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemer ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pranvera e duke çelur lulet e para rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzikë me energji pozitive, por para se të nis këtë kapitull të ri kam ende një këngë që dua të ndaj me ju. E kam shkruar SAKTËSISHT para 10 vitesh edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit se sa e imja si kënge. E kam shkruar mënjëherë pasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i fortë edhe për mua. Nënën e saj e kujtoj si një njeri të jashtëzakonshëm që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve, por ç’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun, por duhen mbajtur për vete dhe me vete. U bënë gati 2 vite që une kam humbur nënën time tashmë dhe në momente të vështira, kur nuk kam mundur dot të gjej asnjë përgjigje, më shumë se kurrë ndjenjat e mia janë pasqyruar në këto vargje. Na mungojnë çdo ditë dhe sado koha të kalojë këto plagë nuk do mbyllen kurrë plotësisht. Ne nuk jemi aspak të veçantë, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerëz si të gjithë dhe sipas nesh, misioni më i madh i një artisti është të shkrujë këngë që sado pak i bëjnë njerëzit të mos ndihen vetëm, si në gëzimin ashtu edhe në dhimbjen e tyre. Ndaj vendosëm këtë këngë dhe këto ndjenja t’i ndajmë me ju. #PlagNeGjysmeShpirt”,-rrëfen Albani.